Sport

Pas humbjes nga Young Boys, reagon Ronaldo

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes befasuese nga Young Boys.

Portugezi realizoi ndaj klubit zviceran, por në fund skuadra vendase arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat 2 – 1.

Së fundmi, CR7 përmes një postimi në Facebook, shkroi se duhet fokusuar në ndeshjen e radhës.

“Nuk ishte rezultati që donim, por tani është koha të rikthehemi mirë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo në këtë ndeshje barazoi rekordin e legjendës së Real Madridit, Iker Casillas, për më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit