Sport

Pas humbjes nga Ballkani, reagon KF Llapi: Turpi ndryshe nuk është, ky është skandal!

Ballkani e ka fituar derbin e javës së 31-të ndaj Llapit, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës përfundoi me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi Blend Baftiu.

Mysafirët nga Podujeva nuk janë ndarë aspak të kënaqur me ndarjen e drejtësisë, pasi sipas tyre në minutat e fundit nuk u akordua një penallti.

KF Llapi ka reaguar përmes faqes zyrtare, duke e cilësuar këtë si të turpshme dhe skandaloze.

Reagimi i plotë nga KF Llapi (pa ndërhyrje):

“Përfundon turpi i vitit 2021 me mos akordimin e penalltisë së fund të ndeshjes

Turpi ndryshe nuk është, ky është skandal, turp se si ua vodhen mundin e angazhimin futbollistëve!

FC Ballkani – KF Llapi 1:0”.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës