
Baseli ka pësuar debakël, derisa është eliminuar nga Kupa e Zvicrës prej Winterthurit.
Ndeshjen në fjalë e fitoi Winterthuri me rezultat bindës, 6:2, shkruan “Zeri.info”.
Kjo ndeshje ishte e mirë për futbollistët shqiptarë, ku katër gola u shënuan nga ata.
Samir Ramizi shënoi dy gola, si dhe Gëzim Pepsi realizuan për Winterthurin, teksa Pajtim Kasami shënoi për Baselin.
Pas ndeshjes, ylli i Kosovës dhe Baselit, Edon Zhegrova u pa i dëshpëruar dhe me lotë në sy.