Sport

Pas bisedimeve, dy arsye ndikuan që Zidane të refuzojë Man Unitedin

Trajneri Zinedine Zidane thuhet se ka refuzuar shansin për të drejtuar Manchester Unitedin.

Tekniku francez ishte favorit për stolin e Man United, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Djajtë e Kuq” vendosen për shkarkimin e Solskjaer menjëherë pas humbjes turpëruese nga Watford dhe Zidane menjëherë u bë favorit.

Por, Cope raporton se gjiganti i Premierligës duhet të shoh diku tjetër. Thuhet se Zidane tashmë ka folur me Unitedin dhe iu ka thënë se është në pushime.

Arsyeja kryesore është që Zidane nuk është i përgatitur për të stërvitur një klub anglez dhe gruaja e tij nuk dëshiron të jetojë në Manchester.

Thuhet se Zidane dëshiron pëlqehet nga PSG me Mauricio Pochettinon që gjithashtu është i lidhur me klubin anglez.

Ndërkohë, ende s’ka asgjë konkrete se kush do ta marrë stolin e 20 herë kampionit të Anglisë..

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *