Lajme

Pas Amerikës, Kurti tani del edhe kundër BE’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga zyrtarët e BE’së që të respektojnë pavarësinë e vendit, pasi që sipas tij nuk po e bëjnë këtë, shkruan Gazeta Metro.

Kështu të paktën ka deklaruar ai në një intervistë për Euro Neës, ku thotë se Josep Borell që vjen nga Spanja, duhet të përfaqësojë BE’në e jo vendin prej nga vjen.

“Ndoshta ai (Borrelli) duhet t’i japë një mendim të ri tërë problemit të Ballkanit Perëndimor për hir të një zgjidhjeje evropiane. Kushdo që mohon këtë realitet apo tenton të sjellë ndonjë zgjidhje pa e pranuar këtë Shtet dhe vullnetin e popullit këtu, do t’i bëjë më shumë dëm vetes”, tha Kurti.

Kurti nuk ka treguar se çka pret nga dialogu me Serbinë, por ai është ndërlidhur duke folur rreth idesë e shkëmbimit të pjesëve të territorit.

“Kosova s’mund të përfshihet në kurrfarë të ashtuquajturash projekte për shkëmbime tokash apo për shkëmbime territoresh. Të gjitha këto projekte të së kaluarës dështuan dhe do të dështojnë edhe në të ardhmen… Zgjidhjet territoriale janë recetë për konflikte të reja, e jo për paqen për të cilën kemi nevojë”, theksoi Kurti në këtë intervistë./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Mot me intervale me diell dhe vranësira të dendura

Lajme

Kosovë, raporti me Covid19, pozitiv janë regjistruar 1,052, ndërsa 820 persona janë shëruar dhe janë shënuar 30 viktima

Lajme

Pas dy muaj pezullimi, sot do të falet xhumaja në të gjitha xhamitë

Lajme

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare