Sport

Pas 3 fitoreve radhazi, Dukagjini pëson humbje në miqësore

KF Dukagjini ka humbur me rezultat 2-1 ndaj KF Rahovecit në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot.

Përkundër suksesit që skuadra nga Klina ka treguar në 3 miqësoret e fundit, ajo ka humbur ndaj Rahovecit si mysafire, shkruan Gazetasheshi.com

Dukagjini ka zhvilluar katër miqësore në përgatitjet parasezonale dhe ka arritur të fitojë 3 prej tyre, e të humbasë vetëm një.

KF Onixi, KF Besa dhe Trepça 89′ ishin kundërshtarët me të cilët ka luajtur skuadra e drejtuar nga Armend Dalku.

Në anën tjetër, Dukagjini do të udhëtojë për në Suharekë sa i përket ndeshjes së parë në Superligën e Kosovës, ku do të ndeshet me Ballkanin.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk