Sport

Partnerja e Ronaldos, Georgina konfirmon të ardhmen e portugezit

Cristiano Ronaldo pritet të qëndroj te Juventusi për së paku edhe një sezon, shkruan Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, sipas një video që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale.

Derisa ajo po ecte rrugëve të Spanjës, u pyet rreth të ardhmes së sulmuesit portugez.

“Ai po qëndron” – ishte përgjigja e saj, teksa kjo padyshim se ka gëzuar tifozët e Juventusit.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo ka kontratë të vlefshme me Juventusin deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Për 36-vjeçarin së fundmi u raportua se mund të rikthehet te Manchester United ose Sporting Lisbona, por mbetet të shihet gjatë afatit kalimtar të verës se cila do jetë e ardhmja e tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina testohet për COVID-19, e merr një lajm të mirë para finales së nesërme

Sport

Momenti kur bashkëlojtarët ia prishin gjumin Messit për ta uruar për ditëlindje

Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u