Sport

Partizani po tenton transferimin e yllit të Prishtinës

Partizani me datë 15 qershor nis grumbullimin në Ohër për t’u përgatitur për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Të kuqtë e Ilir Dajës kanë mbetur shumë pak, pasi kontigjenti i “demave” është shkrirë thuajse i gjithi, për shkak të kontratave që kanë mbaruar.

Zyrtarisht, nën kontratë me klubin janë vetëm Loti Celina, Geri Selita, Valentino Murataj, Kristi Kote, Ferhan Hasani, Tedi Cara dhe Stenio Zhunior. Duke parë situatën, drejtuesit e të kuqve kanë filluar të mendojnë fillimisht për rinovimet me lojtarët e mbetur në klub, e më pas kanë filluar të mendojnë edhe për afrimet.

 

MICI – Sa i takon Gledi Micit, është një dëshirë e vjetër e Partizanit, pasi edhe në merkaton e verës, e kishte mbyllur me Partizanin, por për shkak të bllokimit të merkatos, nuk u konkretizua si marrëveshje. Mbrojtësi i majtë ka qenë një ndër më të mirët kur luante në Superiore, duke qenë gjithmonë në debat si mbrojtësi i majtë më i mirë në Shqipëri.

Tashmë, pjesë e Prishtinës, Mici arriti ta fitojë kampionatin duke ngritur në qiell titullin kampion pas një sezoni shumë të mirë, edhe në aspektin individual. Tani, Mici është i fokusuar te Kupat e Europës që do t’i luajë me Prishtinën, ndërsa më pas pritet të nisë edhe bisedimet me drejtuesit e Partizanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”