Lajme

Partia e Serbëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Vuçiq

Partia e Serbëve të Kosovës (PSK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e krahasoi situatën në Kosovë me atë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke thënë se kjo deklaratë sjell shqetësim midis serbëve në Kosovë.

Po e përcjellim të plotë reagimin e tyre:

“Deklarata e fundit në një seri deklaratash që sjell shqetësim midis serbëve të mbetur në Kosovë u bë nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq për. Duke krahasuar situatën në Kosovë me atë në Nagorno-Karabak, ai drejtpërdrejt fyen inteligjencën e serbëve të mbetur në Kosovë dhe shkel Kushtetutën e Serbisë. Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me situatën në Azerbajxhan dhe në Kosovë zbatohet Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB, e njëjta që në disa segmente shkelet vazhdimisht nga Prishtina dhe Beogradi.

Ekziston një forcë ndërkombëtare e sigurisë në Kosovë që duhet të garantojë paqen dhe stabilitetin. Por vëmë re se ekziston një formacion i armatosur (Ushtria e Kosovës) në Kosovë, i cili është themeluar kundër vetë kushtetutës së Kosovës, por gjithashtu me pëlqimin e heshtur të Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar.

Ju kujtojmë se pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, Lista Serbe nuk paraqiti kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij vendimi për urdhërin e Beogradit zyrtar, dhe kështu heshtazi dha pëlqimin e saj për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Tani, 2 vjet më vonë, të trembësh serbët e mbetur me një luftë dhe konflikt të ri si ai në Nagorno-Karabak, të gjitha për hir të përgatitjes së terrenit për njohjen e Serbisë nga Kosova, është e papranueshme për ne dhe është një reflektim i amatorizmit të plotë në raport me  interesat e Serbisë për njerëzit e saj në Kosovë.

Ne shohim hipokrizi të veçantë në pjesën e deklaratës së Presidentit të Serbisë në të cilën ai flet për nevojën për të mos lënë “fëmijët tanë” në një konflikt të ngrirë në Kosovë.

Dhe në të njëjtën kohë, nuk jep përgjigje nëse fëmijët tanë në jug të Ibrit duhet të qëndrojnë në Shqipërinë “e Madhe”, apo ata nuk janë aq të rëndësishëm në këtë ekuacion të SNS-it sa disa fëmijë të tjerë në veri të Ibrit? “.

Postime të ngjajshme
Lajme

E turpshme – Gent Cakaj suImohet në Shqipëri pse e vizitoi Prekazin e Adem Jasharit

Lajme

LDK s’bën zë, Rudari ka pak fjalë, por jo shumë shpresëdhënëse

Lajme

Exit Poll: Ja kush fitoi në Podujevë!

Lajme

E rëndë/ I riu kosovar me vajzën 6 muajshe, vdesin në një aksident në Gjermani