Lajme

Parashikoi saktë pandeminë, fëmija astrolog vjen me një profeci të re

Abhigya Anand u bë mjaft popullor në internet pasi parashikoi me saktësi pandeminë e Covid 19.

14 vjecari përshkroi në një mënyrë mjaft të guximshme sesi një katastrofë e madhe do të prekte njerëzimin, e pas kësaj u zhduk për disa muaj.

Kur u rikthye online, postoi një video sesi do të jetë viti 2021 dhe çfarë zgjidhjesh do të kemi për të kaluar situatat e vështira. Sipas adoleshentit indian, problemet e mëdha që shkaktoi rreshtimi i planetëve dhe lidhjet mes tyre, do të zgjidhen ngadalë. Deri nëntorin e këtij viti, nga sa parashikon ai, ngërçi që sollën përplasjet qiellore, do të zhduket gradualisht.

Njerëzve u këshillon 6 mënyra për të dalë nga kriza, duke nisur nga besimi në Zot, e deri tek rëndësia për të forcuar imunitetin e trupit. Për këtë qëllim thotë se duhet të ekspozoheni sa më shumë në dritën e diellit e në ajër të pastër, t`i largohen teknologjive moderne e të bëjnë ushtrime fizike.

Është e rëndësishme, shprehet Anand, të shpërndajmë energji positive, ndërsa ka dhe disa këshilla praktike sic është kultivimi i frutave dhe perimeve, e thekson me forcë integrimin në natyrë si edhe kujdesin për shëndetin mendor.

Postime të ngjajshme
Lajme

Krejt çka i tha Shaip Kamberi sot Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi tek rruga ‘B’

Lajme

Policia e gjobit me 150 euro, 24-vjeçarin që tejkaloi në vijë të plotë

Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me apel për qytetarët