Zgjedhjet 2021

Parashikimi i Valon Sylës: Kaq përqind mund të arrijë Albin Kurti

Gazetari kosovar, Valon Syla, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund të arrijë në asnjë mënyrë mbi 50% të votave.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Kurti mund të shkojë deri në 40.5 %, e që i bie 110 mijë vota më shumë se sa që kishte në zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë:
Për elektoratin kosovar.

Referendum eshtë mbi 50%. Albin Kurti s’mund i merr mbi 330.000 vota që i bjen 39.5%, apo max 40.5%… 221.000 i kishte në zgjedhjet e fundit.

Presidenti, duhet të zgjedhet para Kryeministrit dhe Qeverisë, pas konsolidimit të Kuvendit… ndryshe, shkohet automatikisht në zgjedhje të reja. Magjistarët e sondazheve, i jepin zor për ta arritur Referendumin e Kurtit.

Haga Speciale mundet të godet përsëri, gjatë, apo pas zgjedhjeve. Albin Kurti llogaritë edhe këtu për tu futur në zgjedhje të reja… për ta provuar përsëri arritjen e 50% në qershor e tutje… deri atëherë, elektorati do ta kuptoj se ka punë me një ‘autist politik’ i cili se kupton as kompromisin politik, veç bllokimin dhe përzënien e atyre që e kundërshtojnë. Se kupton as ekonominë, as gjeopolitikën, e as nevojat reale të elektoratit kosovar, që dëshiron ligjvënie, jo ideologji, stabilitet dhe ekonomi e jo recitale, që dëshiron paqe dhe Viza për BE dhe jo viktimizim dhe zhbërje të historisë.
#albanologji #referendumi #kurti #vv

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Ky është rezultati i partive politike nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

LajmeZgjedhjet 2021

Këto janë ish-deputetet e Kuvendit që nuk arritën të fitojnë besimin e qytetarëve për një mandat të ri

LajmeZgjedhjet 2021

Lista e 20 kandidatëve më të votuarit të PDK’së

LajmeZgjedhjet 2021

Votat e djalit të Sami Lushtakut në Drenicë