Lajme

Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët. Në mëngjes thatë ndërsa gjatë ditës do të fillojnë reshjet e borës, fillimisht në Dukagjin, pastaj në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Reshjet borës do të jenë të qëndrueshme do të jenë të shoqëruara me erëra të akullta veriore dhe verilindore. Shumë shpejt pritet krijimi i shtresave të borës të cilat pritet të arrijnë trashësi afërsisht nga 6 deri në 20 cm., lokalisht në viset kodrinore-malore edhe më shumë.

Në Shqipëri nesër pas shumë viteve të “pritjes”do të ketë reshje dëbore edhe në zonat bregdetare, fillimisht në veri, ndërsa deri të dielën në mëngjes edhe në jug. Nesër në jug dhe jugperëndim të vendit priten reshje shiu, ndërsa gjatë natës ose mëngjesin e së dielës reshje bore. Reshje bore priten nga Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Lushnja, Fieri e deri në Vlorë dhe Sarandë. Në Vlorë dhe Sarandë nuk duhet pritë shumë reshje bore, por fjolla kalimtare por mjaft estetike bore në fund kur të ikë cikloni. Në juglindje, pjesë të jugut, pjesë të qendrës, lindjes, verilindjes, veriperëndimit dhe veriut priten stuhi dëbore me reshje të dendura bore.

Reshje të dendura bore nesër të shoqëruar me erëra të akullta veriore gradualisht do të përfshijnë edhe Maqedoninë Veriore e cila po ashtu pati shumë pak ose fare reshje bore gjatë këtij dimri. Reshje bore priten edhe në Shkup dhe Kumanovë, por më shumë në Tetovë dhe Gostivar.

Reshje bore nesër priten edhe në bregdetin Malazez duke përfshirë edhe Ulqinin. Reshje dëbore nesër priten edhe në Podgoricë ku po ashtu bora është fenomen mjaft i rrallë. Stuhi të fuqishme bore dhe bllokadë nga bora nesër dhe pasnesër priten në Greqi.

Të dielën na pret mot i vërtetë dimëror, me reshje bore, vende-vende intensive. Me erëra të ftohta dhe të akullta veriore dhe verilindore. Pasdite fillimisht në veri/veriperëndim të Kosovës e pastaj gradualisht edhe në viset tjera reshjet do të fillojnë të dobësohen. Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuar, ndërsa ndjesia subjektive e të ftohtit mund të ulet deri në -20 gradë C. sidomos në mbrëmje.

Nga e hëna me intervale kohore me diell dhe vranësira, por pa reshje. Acari do të jetë mjaft i fortë sidomos natën dhe mëngjesit, temperaturat ditore do të fillojnë të ngritën nga pak gradualisht, ndërsa nga e mërkura ka gjasa për zbutje të acarit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Duda Baljen e njihni, por jo edhe vajzën e saj! Duken si dy shoqe të ngushta

Lajme

Kurti i premton Turqisë shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Gjermania fillon “të marrë frymë”, lehtësohen masat anti-Covid