Lajme

Parashikimi i motit për sot

Në ditët e para të korrikut pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu, shkruan Prishtina Weather.

Ditëve të fundjavës do të ketë edhe vranësira dhe intervale me diell, të shtunën me mundësi për riga lokale shiu, e ditën e diel përreth viseve malore me mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut.

Pluhuri saharian, që depërtoj me të nxehtit këtyre ditëve të fundit të qershorit, në ditët e ardhshme largohet nga jugu i rajonit, gjë që do të ndikoj në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht rreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, por edhe të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.

1.07 – Mbetet nxehtë. Paradite me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite vende-vende edhe rrebeshe me bubullima.

2.07 – Më freskët, me vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

3.07 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu.

4.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.

5.07 – Vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat në ditët e ardhshme pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 15C, e maksimalet deri të shtunën zbresin në 26C, e të dielën shkurtimisht rriten deri në 29C, për të pësuar rënie ditën e hënë në 26C.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e nga e premtja ndryshon drejtimin dhe frynë nga krahu verior me shpejtësi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike ditën e enjte zbret nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet