.
Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme, temperaturat zbresin në -7 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë pesë ditë të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com.

“Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike. Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte). Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

Related posts
Lajme

Tërheqja e 30% nga Trusti? – ky është vendimi i fundit

Lajme

Kurti sërish kandidat për kryetar të VV-së

Lajme

Rama: Kuvendi le të shkojë në zgjedhje – s’tërhiqem nga projekti “arkitekti i kryeqytetit”

LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë