Lajme

Parashikimi i motit për këtë javë

Java e parë e nëntorit me mot më të butë. Të martën në mëngjes me shi, e më pas vranësira e diell. Temperaturat maksimale edhe deri në 20C.

Sipas Prishtina Weather indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera mesatare dhe të dobëta ditën e hënë, shkaku edhe i mungesës së qarkullimit të mjaftueshëm ajror, e ditën e martë moti me të reshura shiu dhe me fuqizim të erës, pritet të shpërndajë ndotësit ajror dhe të sjell përmirësim të indeksit që zbret edhe në vlera të pranueshme.

1.11 – Mbetet kthjellët e kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta me kushte për mjegull apo mjegullinë.

2.11 – Kryesisht me vranësira, orëve të mëngjesit reshje kalimtare shiu. Pasdite intervale me diell.
3.11 – Pas mëngjesit me mjegull apo vranësira të ulëta në ultësira, ditën vranësira e intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.

4.11 – Mot i butë e pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.

5.11 – Butë, me vranësira e diell.

Temperaturat minimale të hënën ende mund të zbresin në vlera negative në -1C, por nga e marta luhaten ndërmjet 6C e 10C, e maksimalet të martën zbresin deri në 13C, mirëpo deri të premten shënojnë rritje edhe në 20C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugu e juglindja 3-12m/s.

Shtypja atmosferike në rënie deri ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale.

Related posts
Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *