Sport

Parashikimi i motit për javën e fundit të nëntorit

Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë kryesisht e qetë.

Në mëngjes me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të pjesshme. Mjegull parashihet nëpër ultësira dhe rrëzë maleve, ndërsa sa i përket reshjeve ato mund të shfaqen në fundjavë.

Sipas IHKMK-së, ky muaj deri më tani nuk ka regjistruar reshje sidomos në rrafshin e Kosovës, deri sa në Dukagjin kishte vetëm riga të dobëta shiu dhe tani së fundi u regjistruan edhe reshjet e dobëta të borës në lartësi mbidetare mbi 800m. Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin ndërmjet – 3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por dominues mbetet verilindja ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s. /Zëri

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente