Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Dy ditëve të fundit të gushtit me vransira e diell. Temperaturat në rritje të martën, e nga e mërkura sërish në rënie, ku priten mundësi për të reshura shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Në dy ditët e fundit të muajit gusht paraqiten kushte për mot më të qëndrueshëm, me më shumë diell ditën e martë dhe me rritje të temperaturave.

Frymën e keqe e shkaktojnë parazitët! Vritini parazitët në 1 ditë
Të mërkurën depërtime të masave të ftohta ajrore sërish zbresin temperaturat, e priten edhe të reshura shiu, vende-vende edhe me bubullima. Nga dita e enjte mot më i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell ditën e premte. Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë do të ketë vransira të ndryshueshme, me mundësi për riga lokale shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, si koncentrimi i grimcave të materies, por edhe i ozonit sipërfaqësor kryesisht do të jenë brenda vlerave të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV vetëm në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

Datat:

30.08 – Paradite pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me diell.

31.08 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.

1.09 – Në mëngjes kthjellime. Ditën më ftohtë, me vransira dhe mundësi për shi me bubullima.

2.09 – Pjesërisht vranët.

3.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 10C e 13C, deri të premten zbresin edhe në 9C. Maksimalet rriten deri në 27C ditën e martë, për të pësuar rënie sërish ditën e mërkurë dhe të enjte në 22C.

Do të dominojë kryesisht era nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes edhe mbi vlera normale ditëve të ardhshme.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi