Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në vend gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas PW’së, në dy ditët në vijim do të ketë mot më të qëndrueshëm, me vranësira dhe diell. Edhe temperaturat do të jenë në rritje.

3.09.2021 – Paradite pjesërisht vranët. Pasdite intervale me diell e në mbrëmje kthjellët. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 27C, e në vise malore nga 9C deri 15C. Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

4.09.2021 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës më ngrohtë. Pasdite vonë do të ketë shtim të vransirave. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 10C deri 28C, e në vise malore 8C deri 20C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-6m/s. Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar