Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Në mes të javës pritet sërish ngritje e temperaturave deri në 35 gradë celsius.

11.07 – Paradite me intervale me diell. Ditën kryesisht me vransira, e ku priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë intenzive, me mundësi edhe për breshër.

12.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe me bubullima.

13.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

14.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 18C, e maksimalet në ditët e fundjavës zbresin deri në 30C, e javën e ardhshme deri ditën e mërkurë rriten deri në 35C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s, e në fillim të javës së ardhshme kryesisht nga jugu e lehtë dhe mesatare 2-7m/s. Shtypja atmosferike mbetet përreth vlerave normale ditëve në vijim, e nga dita e martë me tendencë të rënies.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës

Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit