Lajme

Parashikimi i motit për ditët në vijim

Në ditët e ardhshme shumë nxehtë. Në fundjavë priten rrebeshe shiu e bubullima, temperaturat në rënie të lehtë.

7.07.2021 – Në dy ditët në vijim parashihet të kemi mot shumë të nxehtë, e kryesisht me diell. Të premten përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

E në fundjavë temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, por që mbetet mot i nxehtë. Të shtunën që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që do të jenë më të shpërndara në vend, e ka gjasa që të jenë më intenzive vende-vende. E mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe ditën e diel, derisa ditën e hënë do të mbajë mot me vransira e diell.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV kryesisht do të jetë në vlera shumë të larta, e që në kushte të një moti me kthjellime e diell, përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

8.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.
9.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë. Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
10.07 – Mbetet nxehtë, me vransira e diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet ka mundësi të jenë intenzive.

11.07 – Pas mëngjesit me kthjellime, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
12.07 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet arrijnë deri në 35C dy ditëve të ardhshme, e në fundjavë zbresin deri në 30C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.
Shtypja atmosferike të enjten shënon rritje, e më pas me tendencë të rënies në fundjavë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme