Lajme

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Nga fundjava e ditëve të para të javës së ardhshme, mot jostabil, me rrebeshe e bubullima. Temperaturat në rënie. Nga mesi i javës në vijim më shumë kthjellime dhe stabilizim i motit.

16.07.2021 – Moti me rrebeshe shiu e breshëri dhe bubullima që filloj pasditen e së premtes, do të vazhdoj të mbretërojë edhe përgjatë ditëve të fundjavës. Vende-vende reshjet do të jenë më intenzive, por në zona më të lokalizuara do të bie edhe breshër. Reshjet e shumta, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta. Temperaturat do të pësojnë rënie përreth vlerave mesatare.

Mot jostabil parashihet edhe në dy ditët e para të javës së ardhshme, me rrebeshe e bubullima. Nga mesi i javës, pritet të kemi një periudhë të motit më stabil, ku priten edhe intervale më të gjata me diell, e temperaturat luhaten më përreth vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, por edhe të mira vende-vende ditën e shtunë.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me më shumë vransira, do të jetë kryesisht në vlera të larta, e që në këto raste, preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell nga ora 10 deri 16.

17.07 – Paradite me intervale me diell. Gjatë ditës kryesisht me vransira, e nga orët e mesditës priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht edhe me mundësi breshëri.
18.07 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Reshjet vende-vende do të jenë më intenzive, e me mundësi edhe për breshër.
19.07 – Kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me kushte për rrebeshe e bubullima, të cilat vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes. Rrebeshet lokalisht mund të jenë më intenzive, e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.

20.07 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e nga orët e mëngjesit me mundësi për rrebeshe e bubullima, të cilat mund të zhvillohen edhe gjatë ditës. Në mbrëme pjesërisht vranët, e pa të reshura.
21.07 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat në rënie, me minimale që luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet luhaten nga 25C deri 27C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s, e vende-vende me zhvillime të rrebesheve edhe e fuqishme mbi 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale.

Postime të ngjajshme
Lajme

Arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 doza tjera të vaksinës AstraZeneca

Lajme

Me kaq vite burgim mund të dënoheni për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin