Lajme

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Duket se ajrit të padurueshëm dhe të “sertë” afrikan po i vije fundi gradualisht të paktën përkohësisht.

Këto ditë ende do të jemi nën ndikimin e masave mjaft të nxehta por me rënie graduale gjatë ditëve të ardhshme.

Dita e enjte do të jetë sipas të gjitha gjasave dita e cila do të shënojë uljen e temperatuave të cilat do të vijnë së bashku me rrebeshet e fuqishme lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Para ardhjes së rrebesheve, normalisht do të jetë shumë nxehtë, ndërsa pas ardhjes së rrebesheve më në fund do të mund të frymojmë më lirshëm.

Pra, pas shumë ditëve me temperatura ekstremisht të larta më në fund kemi shpresë për freskim të motit të paktën të përkohshëm, ngase ende jemi në verë dhe mund të kemi valë të reja të nxehtësisë verore.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19