Lajme

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Kushtet ekstreme të motit do të shoqërojnë rajonit deri të premten. Meteorologët grekë theksojnë se vendi fqinj ka hyrë në një valë të nxehtë.

Të hënën temperaturat pritet të arrijnë kulmin në nivel lokal duke kapur vlerat e 47 gradë celcius.

Ekspertët thonë se kjo valë e të nxehtit është një ndër më ekstremet në vitet e fundit, dhe konsiderohet si historike.

Shërbimi kombëtar meteorologjik ka lëshuar një buletin emergjent për paralajmërimin e fenomeneve ekstreme të motit që do të jenë prezente përgjatë gjithë javës së ardhshme.

E hëna dhe e marta konsiderohen ditët më të vështira, ndërsa rënia e lehtë nis nga e premtja në Greqinë Perëndimore, qendrore dhe veriore.

Fundjavën e ardhshme temperaturat pritet të zbresin deri në 36-37 gradë celcius.

“Vala” e nxehtësisë filloi të martën, 27 korrik nga perëndimi, ndërsa të mërkurën dhe të enjten shumë zona në Greqinë perëndimore (Mesinia, Ilia dhe zona të tjera) regjistruan temperatura mbi 42 gradë Celsius. abcnews.al

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19