Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë

Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe për këto pesë ditë të parashikimit. Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, kanë vazhduar edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e sotme reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është 15 vjeçari i vrarë në Prizren

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me koronavirus

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Lajme

15 vjeçari u therr për vdekje nga moshatari i tij: Policia jep detaje të reja