Lajme

Paralajmërohet mbyllja e Prishtinës, reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se niveli qendror vendosur kryeqytetin në zonë të kuqe, duke rekomanduar mbylljen një javore, raporton Express

Ahmeti ka shkruar në Facebook se si arsyetim për këtë është përdorur numri i të infektuarve.

“Niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore për komunën tonë. Si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve. Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve”, ka shkruar Ahmeti.

“Por, kjo nuk është marr parasysh. Po ashtu kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Përderisa jemi plotësisht të vetëdijshëm për situatën epidemiologjike në vend, dhe kemi zbatuar dhe do të zbatojmë masat e ndërmarra nga qeveria, ndarja e Komunave me statistika (të infektuar në 100 mijë banor) kur as numri i infektuarve e as numri i banorëve nuk është i saktë jep pasqyrë të padrejtë dhe masa joproporcionale për komunat. Rrjedhimisht kjo nuk mund të adresojë situatën epidemiologjike”

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Specialja publikon një tjetër dokument, edhe aty thuhet se katolikët konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së

Lajme

Ja si e quan Astrit Haraqinë, burri i Vjosa Osmanit