Lajme

Paralajmërohen vërshime sërish në Kosovë

Si pasojë e reshjeve të shiut në ditët në vijim, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka paralajmëruar vërshime ne Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Në njoftimin e fundit të IHMK u tha se intensiteti më i lartë i reshjeve të shiut, pritet të jetë në zonën e Dukagjinit dhe pellgun e Ibrit.

“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Sasia dhe intensitetit më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa në lumenj, sipas IHMK pritet ngritje e lehtë e nivelit, e në bazë të situatës dhe llogaritjeve hidrologjike do përditësohen edhe informacionet tjera nga IHMK.

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

Lajme

Merret vendimi për policin që plagosi dy qytetarët në Dragash

Lajme

Adrijana Hoxhiq tregon se do ta votojë Kurtin për kryeministër, por me një kusht

Lajme

Polici plagos dy qytetarë në Dragash