Sport

Para derbit drenicas, tifozët e Drenicës tallen me ata të Feronikelit

Tifogrupi që mbështet klubin e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza” janë tallur me “Tigrat e Zi” të Feronikelit para derbit të sotëm.

Në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës, sot Drenica është nikoqire e Feronikelit, raporton “Zeri.info”.

Ndeshja në fjalë luhet me fillim nga ora 13:30.

Para ndeshjes, “Shqiponjat e Zeza” në rrjetin social “Facebook” kanë shkruar:

“Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19. Shum moti kta majn distanc”, kanë shkruar “Shqiponjat e Zeza”.

Postime të ngjajshme
Sport

Yll Hoxha shpërblen veten pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e sotme

Sport

Ish-bashkëlojtarët e Sinanit me telegram emocionues ngushëllimi për familjen dhe shokët e tij

Sport

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Sport

Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve