Lajme

HardhiFest – bën që Thaçi e Haradinaj t’i cakërrojnë gotat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vera e rakia në Rahovec i ka bërë bashkë kryeministrin Ramush Haradinaj me Presidentin Hashim Thaci, të cilët muajt e fundit kanë përkeqësuar raportet mes vete. Aty ka qenë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, që po ashtu s’ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Thaci për shkak të lobimit të tij për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kolazhin e fotografive nga Rahoveci, ku po mbahet festivali i rrushit, shihen bashkë tre liderët shqiptarë.

Kryeministri Haradinaj postimin në Facebook ia ka dedikuar krejtësisht rrushit, duke thënë se i mbështetermerët dhe afaristët e Rahovecit.

“Mesazhi im për qytetarët e Rahovecit në Hapjen e HardhFestit. Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të popullit te Rahovecit për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund!”, ka shkruar Haradinaj./gazetaekspress/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat