Sport

Paqarada flet pas kalimit te St.Pauli

Leart Paqarada është shprehur i lumtur me transferimin te St.Pauli.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, është bërë sot me skuadër të re, duke i dhënë fund aventurës me Sandhausen.

Paqarada ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me St.Pauli dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

“Përfaqësuesit e klubit treguan vlerësim dhe besim të lartë në mua gjatë negociatave”, ka thënë Paqarada.

“Jam i kënaqur të jem pjesë e St.Pauli dhe të bëjë një hap tjetër në karrierën time”, ka shtuar lojtari.

Paqarada ka qenë një nga lojtarët me më së shumti minuta gjatë sezonit 2019/20 nga kombëtarja e Kosovës, me skuadrën e tij. Mbetet të shihet se si do të adaptohet ai te St.Pauli

Postime të ngjajshme
Sport

Rikthehet Europa League, sot zhvillohen katër ndeshje interesante

Sport

Flasin statistikat: Amir Rrahmani më i miri në Serie A

Sport

Rikthimi i Ligës së Kampionëve: Gjithçka që duhet të dini

Sport

‘Lutuni për Libanin’ – yjet shqiptarë të futbollit reagojnë në rrjete sociale për tragjedinë