Sport

Pandev flet para ndeshjes ndaj Kosovës

Goran Pandev ka sqaruar situatën e tij.

Lojtari i Genoa është në një situatë të papërshtatshme, pasi te skuadra e tij rezultojnë më shumë se 20 raste pozitive me Covid-19.

Pandev akoma nuk ka lënë kampin e Genoa, por ka thënë se nesër (sot) do t’i nënshtrohet edhe një testi, dhe nëse ai del negativ, atëherë lojtari udhëton drejt Shkupit.

“Do të bëj edhe një test nesër në mëngjes. Nëse në mbrëmje rezultati vjen negativ, nisem për Shkup”, ka thënë Pandev, transmeton lajmi.net.

“una me izolimin në klub është serioze, por me ndihmën e klubit, presidentit Preziosi dhe insistimin e FFM, të gjithë këtu e dinë për rëndësinë e ndeshjes, kështu që do të bëhet maksimumi që unë të afrohem”, ka shtuar ish anëtari i Inter.

“Vetëm duhet që rezultatet e fundit të vijnë negative”, shtoi lojtari.

Kujtojmë se Pandev këto fjalë i ka thënë mbrëmë, që do të thotë se ai pret rezultatet sot.

Postime të ngjajshme
Sport

Djali i Kujtim Shalës vazhdon me formën e mirë, shënon në Gjermani

Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin