Lajme

Pandemia në Kosovë, me pasoja psikologjike e ekonomike

Distancimin fizik, duke shmangur kontaktet me të tjerët, kohën e gjatë të kaluar brenda mureve të shtëpisë si masë parandaluese për përhapjen dhe shpërndarjen e koronavirusit, njerëzit po e përjetojnë në mënyra të ndryshme.

Jostabiliteti financiar dhe ndërprerja e kohëpaskohshme apo edhe humbja e punës gjatë kohës së pandemisë, po i prek ata si në shëndetin mendor, po ashtu edhe po i dërmon fizikisht.

Kështu thonë disa qytetarë e psikologë, sipas të cilëve familjet që më së shumti preken janë ato që kanë të ardhura të dobëta ekonomike.

Berat Hajdari është fizioterapeut me profesion. Ai duke folur për Radion Evropa e Lirë thotë se që nga muaji mars, gjithçka ka ndryshuar në mënyrën e punës së tij. Pacientët me probleme të rënda fizike, kanë pësuar shumë, thotë ai.

‘’Në fazën e parë të mbylljes totale, klinika jonë ka qenë dy muaj e mbyllur. Ka ndodhur ndërprerja e terapisë për pacientët. Ata kanë ardhur në fazën pas operacionit dhe është dashur ta ndërpresin terapinë. Disa raste i kemi përcjellë online, duke i ndihmuar me disa ushtrime”.

“Pastaj ajo që duhet ta veçojë është mosardhja e punëtorëve në punë. Ndihma nga Qeveria ka qenë pothuajse zero. Ka qenë shumë e vështirë për të gjithë, sepse njerëzit varen nga ato të ardhura. Asgjë nuk po mund të planifikoj as për të ardhmen, as për investime, po duhet të kem kujdes se çfarë hapa duhet ndërmarrë’’, thotë ai.

Ndërkaq, Faik Statovci punon si mirëmbajtës shtëpiak. Ai i mirëmban edhe klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke rregulluar gjithçka që dëmtohet në këtë institucion.

Statovci thotë se po të mos kishte një pagë rrjedhëse, siç e ka nga QKUK-ja, ai nuk do të mund të mbijetonte. Është vetë i shtati anëtar në familje dhe i vetmi që punon.

‘’Normalisht që pandemia ka ndikuar shumë, pasi që nuk kam punuar privat për më shumë se dy muaj. Më pas, kur u liruan masat, kam rifilluar dhe nuk ka qenë keq, por me masat e reja, do ta kemi shumë vështirë. Unë paguhem edhe nga buxheti i shtetit. Jemi 7 anëtarë dhe vetëm unë punoj.”

“Unë qe 20 vjet kujdesem për gjithë familjen. Pa punuar privat, asnjë muaj nuk mund të jetoj. Qeveria me ndihmën që ka dhënë prej 200 eurosh, ato nuk mjaftojnë, thjesht nuk jetohet. Nuk po flas për luks, por vetëm për gjëra elementare’’, shprehet Statovci.

Ai tregon se vetëm obligimet komunale i paguan deri në 120 euro në muaj. Punën që e bën si mirëmbajtës shtëpiak, i duhet një veturë, pasi me të i bartë mjetet e rënda, e që edhe ajo ka kosto.

Ndërkohë, psikologu Fitim Uka shpjegon se ajo që po tregojnë hulumtimet e fundit del se ka një relacion negativ në mes të gjendjes ekonomike, pra jostabilitetit ekonomik dhe shëndetit psikologjik në kohën e pandemisë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Drejtori i televizionit humb jetën nga covid 19 në moshen 59 vjeçare

Lajme

Eskalon deputeti i Vetëvendosjes, ka fjalë të rënda për Richard Grenell

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Shënohen edhe 14 viktima me koronavirus, kjo është mosha e tyre