Lajme

Pamjet: Mes përmbytjeve, austriaku shpëton nga vdekja fqinjët turq!

Në Turqi, gjesti i një austriaku që shpëtoi nga vdekja një çift të moshuar turk po përshëndetet si akt heroik.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Hallein, shumë pranë kufirit me Gjermaninë, një prej zonave më të goditura nga përmbytjet masive të kësaj jave të cilat shkaktuan dhjetëra të vdekur në Gjermani e pjesë të tjerë të Europës.
Kur ujërat vërshuan në rrugët e Hallein, Salih dhe Ayşe Karaaslan u përpoqën të largoheshin nga banesa e tyre e përmbytur, por rryma ishte tepër e fortë e i tërhoqi me vete. Burri u përpoq të mbante gruan, megjithatë uji i rrëzon e i merr përpara që të dy. Në ato momente, fqinji i tyre Alexander Eisenmann, pa e menduar rrezikun që i kanosej, hidhet t’i ndihmojë. Duke luftuar me ujërat e furishëm, ai arrin ta shpëtojë çiftin.

Videon e këtij momenti dramatik e shpërndau zv/ministry i jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, me një falenderim special për Eisenmann.

“Akti i tij heroik, i lindur prej një përgjegjshmërie njerëzorë, meriton të gjithë vlerësimin tonë. E falenderojmë nga zemra”, ka shkruar Kiran. Pasi e mori veten nga tronditja, Salih Karaslan rrëfeu se brenda vetëm 5 minutash, i gjithë oborri i restorantit të tyre ishte mbuluar me një metër ujë, dhe së bashku me të shoqen kishin mbetur të shokuar nga shpejtësia me të cilën ndodhi gjithçka, pa i lënë kohë të vepronin.

Ai i kishte kërkuar të shoqes të largoheshin, por ajo ishte befasuar aq shumë, sa nuk lëvizte dot nga vendi. Burri rrëfen se telefonuan zjarrfikëset e policinë, por askush nuk erdhi në ato momente dhe iu desh të merrinin një vendim: Ose të përpiqeshin të kalonin rrugën, ose të mbyteshin aty ku ishin.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

Lajme

Paralajmërohet rreziku për zjarre në 10 qytetet e Shqipërisë

Lajme

Pamje si helikopteri ndihmon në shuarjen e zjarrit që kaploi malet në Rugovë