Auto/Tech

Pamjet e para të Volkswagen Golf R të ri

Një foto e postuar në faqen Cochespias në Instagram duket se tregon Volkswagen Golf R të ri që po provohet në rrugët e Spanjës, përkatësisht pranë Barcelonës.

Nga pamjet që janë postuar, mund të shihet vetëm pjesa e pasme e makinës, së pa-kamufluar dhe të ri-dizajnuar, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Golf R i ri është ri-dizajnuar në format e dritave të pasme, i cili për dallim nga modeli standard ka drita të pasme më këndore.

Por, meqë modeli në foto është vetëm një prototip, pjesë të shumta të prodhimit nuk i janë shtuar ende.

Siç njofton Car Buzz, ndryshimet në eksterier mund të jenë evidente, por ndër më të theksuarat do jenë në fuqi, duke i dhënë një forcë të konsiderueshme Golf R.

Pas debutimeve të reja Golf GTI në Gjenevë në muajin mars, Golf R i ri pritet të lansohet disa muaj më vonë në Festivalin e Shpejtësisë së Goodwood në korrik të këtij viti.

Postime të ngjajshme
Auto/Tech

IPHONE JUAJ DO TË SHËRBEJË TANI EDHE SI ÇELËS VETURE

Auto/Tech

Krejt çka duhet të dini në lidhje me telefonin e fundit të Apple

Auto/Tech

Samsung pritet të lansojë Galaxy Fold

Auto/Tech

Efekti i COVID-19: Rolls-Royce largon nga puna 9 mijë punëtorë