Lajme

Pamje: Stuhi dhe rrufe, boshatiset plazhi i Durrësit

Prej mesnatës një pjesë e territorit të Shqipërisë u pushtua nga reshjet e shiut, ndërsa moti i paqëndrueshëm pritet që të vazhdojë për gjatë gjithë ditës së sotme.

Vija bregdetare e Durrësit ka qenë ndër më të goditurat nga reshjet e shiut. “ABC” sjell pamjet nga plazhi, që sot është braktisur për shkak të reshjeve të shiut, që janë shoqëruar me stuhi dhe rrufe.

Një pritje zhgënjyese ka qenë moti sot në Durrës edhe për tre mijë pasagjerë që zbritën nga tragetet. Shqiptarë dhe të huaj që erdhën për të pushuar u shtangën nga moti i keq, por që nuk do të vazhdojë gjatë.

Ballkani po goditet nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë.

VIDEO KËTU
https://www.youtube.com/watch?v=vKnNPA2vehE

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur