Lajme

Pamje si në filma në Prishtinë: Zbret nga vetura, thyen xhamin e një veture tjetër dhe vjedh një çantë

Dje në orët e mbrëmjes ka ndodhur një vjedhje në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku një person thyen xhamin veturës dhe më pas vjedh çantën me para, dhe dokumente, shkruan Gazeta Metro.

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, derisa edhe pamjet e momentit të kryerjes së saj janë publikuar në rrjetet sociale.

 

Pamjet e publikuara tregojnë se si një veturë afrohet në parking afër një veture tjetër. Më pas një person zbret nga vetura Passat dhe thyen xhamin e veturës tjetër.

Pas thyerjes së xhamit, personi e fut dorën dhe merr një çantë.

Sipas informacioneve në çantë ka pasur dokumente dhe para, por që nuk është detajuar saktë.

Viktima e veturës ka kërkuar nga të gjithë ata që e dinë se kush është personi që po thyen veturën, të tregojnë ose ta lajmërojnë Policinë.

 

https://video.gjirafa.com/vjedh-cante-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore