Lajme

Pamje se si ekipet e FSK’së po u ndihmojnë qytetarëve të largohen me varkë nga shtëpitë e tyre

Ekipet e Kërkim -Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) janë duke realizuar operacionet e Kërkim Shpëtimit pas vërshimeve të ujit gjatë ditëve të fundit.

Opercaionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: KK Fushë Kosovë, Gjakovë, Drenas, në objektin e Klinikes së Pomologjisë në QKUK – Prishtinë, ku ekipet janë duke realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Postime të ngjajshme
Lajme

Geci poston një artikull gazete nga viti 1998: Albin Kurti thoshte se kush e mbështetë Amerikën dhe Rugovën është kundër Kosovës

Lajme

Behgjet Pacolli tregon sa para ka ndarë për të ndihmuar Thaçin, dhe të tjerët në Hagë

Lajme

Duda i përgjigjet Gecajt të LDK-së

Lajme

Albin Kurti prezanton aderimin e ri