Lajme

Pamje pa koment në Prishtinë: Shoferi e kthen ‘shliperin’ në mes të 4 korsive në rrugën Bill Klinton

Një shofer ka bërë një rreth rrotullim shumë të rrezikshëm me maunë në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Në fanpagen e Facebook’ut ‘Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë’, është publikuar një video e cila nuk do shumë koment.

Shoferi i cili po drejtonte një maune ka bërë një vozitje të rrezikshme. Ai në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka vendosur që të bëjë një rreth rrotullim, duke kaluar trotuarin ndarës të rrugëve me dy korsi, për të dalë në kahun tjetër të rrugës.

Qytetarët janë befasuar nga vozitja e tij që ka bërë në këtë rrugë, pasi edhe dihet që kjo rrugë është njëra ndër rrugët më të frekuentuara e më të ngarkuara në kryeqytet.

Ndërkaq sipas Ligjit Nr.. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, Neni 59 e saktëson shumë saktë se kur ndalohet kthimi.

“5Shoferit nuk i lejohet ta bëjë kthimin gjysmërrethor me mjet:
5.1. në tunele, në ura;
5.2. në nënkalime dhe në mbikalime;
5.3. në kushtet e dukshmërisë së dobësuar, përkatësisht të fushëpamjes së
pamjaftueshme të rrugës;
5.4. në pjesën e rrugës me gjerësi të pamjaftueshme;
5.5. nëse gjatë kthimit kalon në sipërfaqen e ngritur të rrugës”, thuhet në këtë nen.

Çdo shofer që bën këto veprime, dënohet me gjobë prej 60 euro.

https://video.gjirafa.com/rreth-rrotullimi-mp4

Postime të ngjajshme
Lajme

Tre të lënduar pas rrokullisjes së një veture në autostradën “Arbën Xhaferi”

Lajme

Agim Veliu me akuza të rënda ndaj Abdixhikut pasi e shkarkoi

Lajme

Kjo është lista e emrave të personave që duhet të paraqiten për t’u vaksinuar nesër te salla ‘1 Tetori’

Lajme

U kthye në Kosovë pas 29 vjetësh, mërgimtari pritet në Aeroport me surle e tupanë