Futbollistët e Kosovës kanë pasur festë të “çmendur” në zhveshtore, pas fitores së madhe mbrëmë ndaj Malit të Zi.
“Dardanët” e fituan ndeshjen me rezultat të pastër 2:0, pasi e dominuan tërësisht kombëtaren malaziase përgjatë gjithë lojës.
Golashënuesit në këtë takim ishin kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi, që të dy në pjesë të parë.
Pas ndeshjes atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ku nuk ka munguar edhe foto e festës nga dhomat e zhveshjes, nga kampi i “Dardanëve”.