Lajme

Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë

Situatë shqetësuese me përhapjen e zjarreve po raportohet aktualisht në Rugovë të Pejës.

Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjete sociale, shihet se zjarret u janë afruar edhe shtëpive atje.

Forcat e Sigurisë së Kosovës tanimë kanë larguar banorët, pasi që përhapja e shpejtë e zjarreve mund të përbëjë rrezik për ta.

Një situatë e tillë aktualisht po raportohet të jetë në shumicën e qyteteve në Rrafshin e Dukagjinit.

Policia ndërkaq po njofton kohë pas kohe se në lidhje me ndezjen e zjarreve po arreston persona të cilët dyshohet se po shkaktojnë vatra të reja. //reporteri.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus