Lajme

Pamje nga momenti kur shpërthen zjarri në objektin e Komunës së Prishtinës

Janë publikuar pamje nga shpërthimi i zjarrit te objekti i Komunës së Prishtinës, që u raportua të ketë ndodhur sot derisa nga kjo komunë thanë se ishte vënë në kontroll, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, Komuna e Prishtinës tha se një trafo elektrike afër objektit të Komunës së re në Dragodan, derisa thanë se është vënë në kontroll dhe është shuar.

‘’ Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës.Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme’’, thuhet tutje në postimin e Komunës.

Ata shtuan se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, derisa policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin.

Njoftimi i plotë:

”Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës ka marrë informatë rreth orës 15:00 për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.

Ju informojnë se zjarri është vënë nën kontrrollë dhe shuar. Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga ndonjë zjarrë i ri, punëtorët komunal si dhe qytetarët janë evakuuar me kohë, ndërsa puna është ndërprerë në objekt për ditën e sotme. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar./gazetametro.net

Pamje nga shpërthimi i zjarrit:

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=526852018750242

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur

Lajme

“Për këtë punë mos na u dok ma këtu” – Çifti i moshuar që jetojnë të vetëm, tash e pesë ditë s’kanë rrymë

LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet