Lajme

PAMJE| Detaje të frikshme nga aksidenti që mori jetën e 46 personave

Autobusi ka hequr rreth 50 metra të rrethojës mbrojtëse, deklaroi prefekti i Pernikut, Stanisllav Vlladimirov para gazetarëve në afërsi të vendit të fatkeqësisë, në të cilën jetën e humbën 46 persona.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Vlladimirov, aksi është i lagësht. Shkaqet e fatkeqësisë mund të jenë të shumta.

Rruga është e lagësht. Kjo pjesë ka tatëpjetë të madhe. Prej dje ka reshje të dobëta të shiut. Nuk mund të thuhet nëse shkaku është moti i lig, por shkaqet mund të jenë të shumta”, tha Vlladimirov.

Sipas prefektit të Pernikut, në këtë pjesë të rrugës shpesh ndodhin fatkeqësi. Kjo rutë është ndër më të vështirat në Bullgari, ka denivelizim të madh dhe koncentrim të madh të komunikacionit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident tragjik në Itali, vdes 24-vjeçari shqiptar

Lajme

Momenti kur polici serb tërheq zvarrë një grua gjatë protestave në Beograd

Lajme

Shpat Kasapi tregon ngjarjen emocionuese të babait që i ka ndodhur në të njëjtin vend të aksidentit në Bullgari

Lajme

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, reagon Policia