Lajme

Pak shpresa për Kosovën, heqja e vizave u neglizhua edhe gjatë presidencës së Gjermanisë

Tema e liberalizimit të vizave as që ka shënuar rritje të diskutimit në BE gjatë presidencës gjermane.

Kreu i Institutit “EPIK”, Demush Shasha, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se temat kryesore që janë diskutuar në Këshillin e BE-së gjatë kësaj periudhe kanë qenë buxheti i ardhshëm 7-vjeçar, si dhe pandemia e COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se disa shtete mbesin ende të palëkundura në qëndrimin e tyre kundër heqjes së vizave për Kosovën.

“Muaji shtator pothuaj përfundoj. Kemi arritur në gjysmën e Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së. Pandemia COVID-19, buxheti i ardhshëm shtatë-vjeçar i BE-së dhe BREXIT-i janë temat që kanë dominuar Presidencën Gjermane. Çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën nuk ka shënuar ndonjë progres deri më sot. Disa shtete të BE-së mbesin të palëkundura në qëndrimin e tyre se Kosova nuk ka bërë progres në fushën e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.

Tutje, Shasha bën me dije që pas pak ditësh Komisioni Evropian do të publikojë raport vlerësues për Kosovën, mirëpo që i njëjti nuk do të ndihmojë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Nga ana tjetër, pas pak ditësh Komisioni Evropian do të publikoj raportin e rregullt vlerësues për Kosovën me ç’rast pritet të evidentohen sfidat dhe ngecjet e shumta. Kjo nuk do të ndihmoj procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai.

Sipas Shashës, “me kalimin e çdo dite çështja e liberalizimit të vizave ngadalë, por sigurt, po rrëshqet nga horizonti i vitit 2020”. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kaq milionë euro dëmshpërblim po ia kërkon Burdushi shtetit

Lajme

Shpend Ahmeti njofton për bllokimin e kësaj rruge nesër

Lajme

KEDS paralajmëron qytetarët: Këto vende do të mbesin pa rrymë

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto qytete