Lajme

Padi ndaj Ministrisë së shendetësisë për mosimplementim e Ligjit për Duhan

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të padisë për mosimplementim të Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe Shkeljes së të Drejtave të Njeriut kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike do të dërgojë padi kundër këtyre dy institucioneve publike për shkak të mosimplementimit të Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit i cili përcakton shprehimisht se prija e duhanit është e ndaluar në vende publike në Kosovë.

Sipas Ligjit për Kontrollin e Duhanit, vendet publike në të cilat ndalohet pirja e duhanit përfshijnë vendet e mbyllura siç janë lokalet shërbyese, të cilat kanë kulm të lëvizshëm apo jo, dhe të cilat janë të rrethuara me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh materialin e përdorur dhe se a është struktura e përhershme apo e përkohshme.

Pavarësisht kësaj, Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk gjen zbatim në Kosovë dhe kjo përbën një dështim të institucioneve publike që ta implementojnë atë, gjë e cila rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe përbën shkelje të të drejtave të tyre themelore, sidomos të atyre qytetarëve të cilët kanë astmë apo sëmundje të tjera kronike.

Mosimplementimi i ligjeve në Kosovë siç është Ligji për Kontrollin e Duhanit nuk krijon respekt për institucionet publike, përkundrazi krijon mosbesim të thellë dhe mospërfillje ndaj tyre, si dhe dëmton sigurinë juridike në Kosovë.

Prandaj, me këtë padi synohet që të bëhet implementimi i plotë i Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe që të mbrohen të drejtat themelore të qytetarëve të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Qeni ndjek ambulancën që merr pronarin e tij, dhe pret gjashtë ditë jashtë spitalit

Lajme

Pacolli tregon nëse kishte ofertë nga Albin Kurti për zgjedhjet e 14 shkurtit

Lajme

Këto janë rrugët ligjore për partitë pas vendimit të KQZ’së për mos-certifikim

Lajme

Paralajmërohen vërshime në këto zona nesër