Lajme

Pacolli:Veç sot 5 komentues më fyen, ishin anëtarë të familjeve që u ndihmoja me shumë para

Behgjet Pacolli përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se rrjetet sociale janë kthyer në fenomen të shëmtuar të ofendimit.

Lideri i AAK-së, ka treguar gjithashtu që vetëm sot është fyer nga 5 komentues, për të cilët thonë se , ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmohnte me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.

Ky është postimi i Pacollit:

Rrjetet sociale janë në funksion të këmbimit të mendimeve, shpalosje idesh, bashkëbisedim dhe KRITIKA TE ARTIKULUARA që na lëvizin përpara. Ka njerëz që shfrytëzojnë anonimitetin dhe degradojnë në gjuhën fyese, e cila përveç derdhjes së frustrimit, nuk shërben për asgjë tjetër.

Në platformat e mia mediatike , ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverze keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke perdorur gjuhën e urrejtjës e përcjellur me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.
Kêtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre.

Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.

E njëjta fabrikë parapolitike!

Vetem sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.

Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Gjermania fillon “të marrë frymë”, lehtësohen masat anti-Covid

Lajme

Pamje nga momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Lajme

Vazhdon numërimi i votave me kusht: Këto janë rezultatet

Lajme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje