
Kryetari i partisë së AKR-së Behgjet Pacolli që mban numrin 5 në koalicion me LDK-në, po vazhdon fushatën e tij për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt.
Pacolli në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se si do duhej të jetë shteti në aspektin ekonomik. ” Sa më shumë rregulla burokratike, taksa dhe licenca që vendos Qeveria për ekonominë, aq më vështirë bëhet ndërmarrësia dhe inivacioni i qytetarëve dhe ndërmarrësve të lirë.”
Sipas tij, “Shteti të jetë vetëm lehtësues i ekonomisë, e jo aksionari kryesor që vendos që vendos rregulla burokrate dhe pengon ekonominë”./BlicMedia.net/