Lajme

Pacolli: Në hotelin tim kam përgatitur dhomë për Mustafën e Kurtin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kishte përgatitur një dhomë në hotelin e tij për kreun e LDK-së, Isa Mustafën dhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti për t’i takuar dhe për të biseduar.

Pacolli në Pressing të T7 tha se ka dashur që të formohet qeveria mes atyre dyve.

“Unë në hotelin tim, në një dhomë speciale, nja 20-30 herë e kom përgaditë atë dhomë për një bisedë për një takim tet a tet mes Isa Mustafes e Albin Kurtit. E dini edhe deklaratat e mija që ju kom thon ju lutem uluni. Për arsye se e kam parë që PAN-i nuk mund ta formojë një qeveri, kam dasht që aty të formohet qeveria mes këtyre dyve”, tha Pacolli.

Ai tha se është mëkat që në zgjedhjet e 2019, AKR-ja nuk ka qenë më LDK-në.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet

Lajme

Zyrtarja e Vetëvendosjes reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi