Lajme

Pacientë me coronavirus në katin e 2-të, prishet ashensori në Klinikën e Pulmologjisë

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK është prishur ashensori. Një defekt i tillë ka vështirësuar edhe transportimin e bombolave të oksigjenit për në katin e dytë ku edhe po trajtohen pacientë të infektuar me COVID-19.

Një prishje e tillë e ashensorit duket të jetë shkaktuar nga peshat e rënda të bombolave të oksigjenit të cilat barten në mënyrë të vazhdueshme.

Në Klinikën e Pulmologjisë sipas të dhënave të sotme të SHSKUK-së janë të shtrirë gjithesejtë 94 pacientë, 2 janë duke u trajtuar me CPAP dhe 84 me oksigjenoterapi.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që është prishur ashensori në këtë klinikë.

Sipas burimeve të Express kohë më parë ishte planifikuar që të ndërrohej plotësisht.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familjari i 7 vjeçarës që vdiq sot me fjalë rrëqethëse për të, akuzon ordinancën private

Lajme

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Lajme

OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Lajme

Nga nesër nisin punën disa çerdhe private në Prishtinë