Sport

Ozil dhe Kolasinac mund të mos luajnë më për Arsenalin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Arsenali frikësohet se Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac mund të mos paraqiten as në ndeshjet kundër Burnley dhe Liverpool, pasi që u përfshinë në një përleshje me një bandë në Londër derisa mungesa e tyre mund të jetë edhe më e gjatë

Arsenali janë të shqetësuar për Mesut Ozil dhe Sead Kolacinas sepse ata mund të mos paraqiten edhe disa ndeshje, sidomos pas përleshjes së tyre me një bandë në Londrën Veriore, shkruajnë mediat angleze.

Dyshja mungoi në ndeshjen e së dielës në Premier ligë kundër Newcastle ku klubi tha se është bërë për “shkaqe sigurie të një incidenti” që përfshinte një sulm me thika kundër Ozil, derisa Kolasinac u përballë me hajnat më 24 korrik.

Arsenali ka fituar ndeshjen e parë në St James Park – duke mposhtur skuadrën e Steve Bruce 1-0, duke falënderuar golin e vetëm në ndeshje të Pierre-Emerick Aubameyang.

Por, Unai Emery tani do të përballet në Emirates kundër Burnley pastaj pritet që të udhëtoi në Liverpool kurse pas tri jave ata do të përballen me rivalin e tyre të përhershëm Spurs në Londër.

Frikë për sigurinë e lojtarëve

Bandat me bazë në Londër thuhet se janë të lidhur me këtë incident dhe Arsenali janë të shqetësuar për këtë ngjarje dhe për mënyrën si po zgjidhet problemin nga policia, shkruan The Mail.

Banda e Londrës sulmoi dyshen e Arsenalit në Golders Green dhe u përpoq që ti vidhte atyre makinën dhe orët e shtrenjta, por Kolasinac nuk u frikësua, u përlesh me ta dhe ata u larguan.

Banda për të cilën po flitet thuhet se është një bandë rivale me një bandë të Europës Lindore, e panjohur për futbollistët, të cilët mund të bëjnë edhe sulme të tjera.

Por, sulmuesit hajna të cilët vozisin motoçikleta, duket se nuk janë frikësuar për këtë gjë, ndërkaq dy burra janë arrestuar jashtë shtëpisë nëntë milionëshe të Ozil në Camden të premten dhe janë në mbajtje.

Ferhat Ercan dhe Salaman Ekinci, të dy 27 vjeçar pritet të paraqiten në gjykatë më 6 shtator.

Ozil dhe Kolasinac qëndrojnë të fshehur

Ozil dhe Kolacinac thuhet se janë tepër të shqetësuar pas sulmit ndaj tyre saqë ylli gjerman ka vendosur siguri afër shtëpisë së tij 24 orë – përfshirë qenë roje jashtë shtëpisë së tij.

Ozil nuk është parë jashtë këto ditë dhe po qëndron i fshehur.

Gruaja e Kolasinac thuhet se është kthyer në Gjermani për shkak të frikës, madje ka thënë se nuk do të rikthehet kurrë.

Pasi që Gunners “e kanë obligim mbrojtjen e lojtarëve të tyre”, klubi ka ofruar siguri 24 orë për këtë dyshe.

Pas ndeshjes me Newcastle, Emery ka konfirmuar se lojtarët nuk do të luajnë për kohë të pacaktuar, duke mos caktuar orar se kur do të luajnë ata.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv