Lajme

OVL e UÇK’së kërkon dorëheqjen e ministres Gërvalla

Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së), Metush Kryeziu ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duhet të jap dorëheqje pasi po e njollos luftën e UÇK’së, shkruan Gazeta Metro.

Kryeziu ka thënë se deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, janë me qëllim të njollosjes së punës së UÇK’së.

Ai në T7 ka thënë se deklaratat e saj janë të pamatura dhe të papjekura.

“Kjo spo koment. Me deklaratën e dytë ajo e ka për qëllim njollosjen e punës së ushtarëve të UÇK-së. cfarë qëllimi e ka e dinë vetëm ajo. Ajo nuk I mbron interesat e shtetit të Kosovës. Edhe me deklaratat e pamatura dhe të papjekura nuk e meriton me qenë ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij edhe heshtja e kryeministrit Albin Kurti dëshmon se është në pajtim me deklaratat e Gërvallës.

“Kryeministri është dashur që të flasë me të. Heshtja e tij është një pajtim me të, mendoj. Kërkojmë që Qeveria të distancohet nga deklaratat e saj. Është mirë që ajo vet të jap dorëheqje e mos të vijmë në situate kur të organizojmë protesta”, ka thënë në fund Kryeziu nga OVL e UÇK’së.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Lajme

Ndërroi jetë 38-vjeçarja nga Peja, humbet betejën me kancerin

Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër