Sport

Otto John tregon se a do pranonte të luaj për Kosovën dhe cili futbollist i pëlqen

Oto John ka lindur në Nigeri para 22 vjetësh, mirëpo e njeh shumë mirë futbollin e Kosovës.

Për tre sezone kishte qenë pjesë e Trepçës ‘89 në formë huazimi nga Skënderbeu i Korçës, ndërsa nga janari i këtij viti është pjesë e Prishtinës.

Mirëpo, sulmuesi nigerian Oto John i ka vënë një synim vetes përveç futbollit me skuadrën.

Ai shprehet i gatshëm të pranoj ftesën e Përfaqësueses së Kosovës, për të prezantuar kështu shtetin ne të cilin po jeton për të katërtin vit.

“Po sigurisht, sa herë do te merrja ftesë për të luajtur për Kosovën, padyshim që do ta pranoja atë. Është një vend ku e kuptoj si luajnë futboll si dhe i njoh njerëzit aty dhe do e pranoja ftesën me kënaqësi. Futbolli ishte gjithmonë sfide për mua, për shtetin por edhe për veten time, gjithashtu edhe për Kosovën do te ishte një mundësi e mirë që unë ta tregoja veten se çka mund të beje sa i përket futbollit. Gjithashtu është një mundësi e mirë për ta prezantuar shtetin, i dua këto ndjenja dhe do isha i lumtur ta beja një gjë të tillë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Oto John.

Autori i dy golave në këtë fillim sezon të Superligës tha se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes Kosovës dhe Nigerisë, atëherë ai do ta zgjedhtë Kosovën për ta përfaqësuar.

“Po natyrisht çdo mundësi të mirë do e pranoja (të luaja për Nigerinë), por pasi që kam qëndruar një kohë të gjatë në Kosovë, nëse do më duhej të zgjedhja mes te dyjave, do ta zgjedhja Kosovën. Po, patjetër do të isha një ndihmesë për kombëtaren e Kosovës, unë po stërvit çdo ditë. Nëse do të luaja për kombëtaren e Kosovës do të isha një lojtar shumë i mirë.”, deklaroi John

John tregoi se sa e përcjell ekipin e Kosovës, ndërkaq tregoi emrin e futbollistit te tij te preferuar te Dardanët.

“Po Kombëtaren e Kosovës e përcjelli vazhdimisht në çdo lojë. Gjithashtu përveç lojës i njoh edhe disa lojtarë personalisht. Me pëlqen më shumë Arbër Zeneli, i cili e luan futbollin në një formë që mua vërtetë më pëlqen shumë”, shtoi më tej Oto John.

Postime të ngjajshme
Sport

EKSKLUZIVE: Trepça ’89 transferon sulmuesin e Gjilanit

Sport

Rikthehet mbrojtësi shqiptar, gati për debutim në Serie A

Sport

Formacionet zyrtare: Celtic – Milan

Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun